Lajme

Zemaj: Rritja e çmimeve s’ka të ndalur e pushteti s’merr asnjë masë


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar që çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët të varfërohen.

Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar për çmimet e produkteve ushqimore ku ka shkruar që “çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit”.

“Rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit. Rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës”, ka shkruar Zemaj.

Sipas tij rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur dhe ka akuzuar pushtetin se nuk është duke marrur masa dhe nuk po vepron as Autoriteti i Konkurrencës.

“Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore, ndërsa Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht”.

Në shtator të vitit 2023 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se çmimet e importit janë rritur për 1.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, në tremujorin e dytë të vitit të kaluar (2023) çmimet u rritën për 5 për qind.

Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar duke importuar më shumë dhe eksportuar më pak gjë që, siç thonë ekspertët, e pengon edhe rritjen e saj ekonomike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore