Zbulohen shpërblimet për medalistët dhe trajnerët kuqezi që shkëlqyen në ‘Paris 2024’

SHFLETO
Romario Ismailaj
04.09.2024 11:53
Loading Icons...

Shqipëria ia doli të rrëmbente dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë, përkatësisht me Chermen Valiev dhe Islam Dudaev. Dhe, tani, dy sportistët dhe jo vetëm, kanë marrë shpërblimet sipas ligjit shqiptar të sportit në fuqi.

Medalja e parë, e rrëmbyer nga Valiev, ishte edhe e para historike e Shqipërisë në Lojërat Olimpike, të cilës më pas iu shtua edhe ajo nga Dudaev.

Për të nderuar arritjet e dy sportistëve që ngritën lartë flamurin kuq e zi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i priti ata në një ceremoni zyrtare në Kyreministri, ku përveç ekipit olimpik shqiptar, morën pjesë edhe figura të tjera nga sporti dhe jo vetëm.

Në fund të ceremonisë, sportistët dhe trajnerët që nderuan Shqipërinë morën shpërblimet sipas ligjit në fuqi për sportin.

Dy medalistët e bronztë Valiev dhe Dudaev u shpërblyen me nga 5 milionë lekë. Ata gjithashtu, si pjesë e Klubit Sportiv të Tiranës, u shpërblyen nga bashkia e kryeqytetit me nga një apartament.

Zelimkhan Abakarov, i cili përfundoi në vendin e tetë në dispilinën e tij, u shpërblye me 500 mijë lekë.

Leonard Çakmashi, trajneri i dyshes Dudaev – Abakarov, mori dy shpërblime sipas arritjeve të sportistve që ai trajnon, përkatësisht 2 milionë lekë dhe 200 mijë lekë.

Ermal Kryeziu, trajneri i i Valiev-it, u shpërblye me 2 milionë lekë.

Rama nderon medalistët olimpikë: Medaljet jo rastësore, Shqipëria jo më një vend që braktiset nga bijtë e vet