Sport

Xherdan Shaqiri i rilindur


Edhe pse te Liverpool-i fitoi tituj shumë prestigjioz, duket se për futbollistin nga Zhegra e Gjilanit, një lëvizje largë “Anfield” ka qenë zgjidha më e mirë.

Në ditët e fundit të merkatos verore, Shaqiri u bashkua me Lyon-in nga the reds.

Shaqiri gjatë prezantimit te Lyon-i

Shaqiri te Liverpool-i kishte disa ndeshje shumë pozitive, por ai nuk kishte vazhdimësi, pasi më shumë kohë kaloi në stolin e rezervistëve.

Kurse, te Lyon-i ai duket se e ka gjetur formën e tij të vërtetë.

Shaqiri, që kaloi një Evropian historik me Zvicrën, formën e njëjtë po e vazhdon me Lyon-in.

Në katër ndeshje, ai ka shënuar një herë duke e gjetur edhe një asistim.

Por, përtej numrave, Shaqiri po tregohet shumë i rëndësishëm për Lyon-in, me pasimet dhe kreativitetin e tij.

Ai menjëherë është shndërruar në futbollist kyç në 11-shen e Lyon-it, së bashku me yje si Lucas Paqueta dhe Houssem Aouar.

Shaqiri ka marrë edhe pëlqyeshmërinë e tifozëve francezë, që në çdo ndeshje rezervojnë disa minuta që të brohorasin emrit e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore