Sport

Xherdan Shaqiri afër transferimit në Lyon


Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, është shumë afër që të transferohet te skuadra franceze, Lyon.

Sipas gazetarit të njohur Ginaluca Di Marzio, Lyon ka bërë ofertë prej 6 milionë eurove në drejtim të Liverpool-it, për ta lënë të lirë futbollistin me prejardhje nga Kosova.

Ndërsa, për shërbimet e Shaqirit, Liverpool kërkon 8 milionë euro, që do të thotë se palët janë afër marrëveshjes.

Pas tri vitesh nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp, duke se ndarja mes palëve është më afër se kurrë, pasi që Shaqiri nuk arriti të fitojë vendin e titullarit te klubi anglez.

Kujtojmë që Shaqiri kishte kaluar te Liverpool në vitin 2018 nga skuadra Stoke City, për shumën e 14.7 milionë eurove, ku pastaj arriti të fitojë titullin kampion në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, përveç këtyre dy klubeve, 29-vjeçari ka luajtur edhe për skuadrat e njohura si Bayern Munich e Inter, kurse karrierën e filloi te ekipi zviceran Basel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore