Sport

West Ham bën gjithçka për Lingard-in


West Ham do të bëj gjithçka që duhet për të kompletuar transferimin e Jesse Lingard nga Manchester United United.

Lingard u huazua te West Ham në Janar me formulë huazimi deri në fund të sezonit.

Por, klubi londinez nuk ka një opsion që të blej lojtarin në fund të huazimit.

Megjithatë, performancat e jashtëzakonshme të Lingard-it, ku ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje, i shtynë çekanët që të kërkojnë transferimin e plotë.

Forma e mirë ja siguroi Lingard-it edhe një vend në kombëtren angleze pas 18 muajsh.

Futbollisti 28-vjeçar po i ndihmon çekanëve që të luftojnë për Champions-in.

Aktualisht, West Ham-i është në vendin e katërt, mbi Chelsea-n, Liverpool-in dhe Tottenham-in.

I vetmi problem në negociata mund të jetë çmimi që United do të kërkoj për Lingard-in, sepse West Ham-i ka arritur marrëveshjen personale me anglezin, si parapërgatitje për transferimin e plotë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore