Shqipëria

Vrasje në Durrës, nuk dihen motivet


Mëngjesin e ditës së shtunë, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi E.K., rreth 40 vjeç.

Ky shtetas nuk arriti ti mbijetonte dot plagëve të marra.

Raportohet se policia ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore