Kosova

Vrasja në Prishtinë, policia gjeti në vend të ngjarjes armën, predha dhe fishekë


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja të martën në Prishtinë, është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ku një grua është e dyshuar për këtë ngjarje, e cila është vetëdorëzuar në organet e rendit.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, aty theksohet se janë sekuestruar edhe 10 gëzhoja dhe katër predha.

“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë”, thuhet në raport.

Përpos kësaj, tregohet se gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë.

Tutje, në raport potencohet se kanë ndodhur dy raste të dhunimit, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë. Dy të dyshuarit njoftohet se janë arrestuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore