Lajme

Voton Ali Ahmeti: Ditë e bukur sot


Ali Ahmeti

Kryetari i Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka votuar sot në qytetin e Kërçovës.

Ai ka thënë se është ditë e bukur sot për qytetin e Kërçovës por jo vetëm për të.

“Por edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Likovë, Çashkë, Dollnen, Pllasnicë, Zhelinë, Bogovinë, Tearcë, Vrapcishtë, Resnjë, Shkup, Studeniçan, Haraçinë, Brvenicë dhe në të gjitha komunat tjera”.

Ali Ahmeti

Ai ka thënë se sot flet sovrani.

Sovrai është ai që vlerëson” punën e bërë si dhe ofertën e prezantuar programore gjatë fushatës”.

Ahmeti ka thënë se fushata ishte dinjitoze.

“Jam mirënjohës dhe falënderues për dyert e hapura dhe mikpritjen në të gjitha vendbanimet tona”.

Mesazhi i Ahmetit për votimin ishte “Votoni motra dhe vëllezër, bëhuni pjesë e zhvillimit dhe vendimmarrjes”.

Ali Ahmeti-Lideri i BDI-së

Ndërsa, Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut në konferencë për shtyp në ora 13:30, ka njoftuar se nga të dhënat e 2 mijë e 519 vendvotimeve, respektivisht nga 72.39 për qind e vendvotimeve, deri në ora 13:00 kanë votuar gjithsej 237 mijë e 476 qytetarë, gjegjësisht 20.76 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore