Financa

Vlera e tregut e Ant Group bie në 108 miliardë dollarë


Vlera e tregut e Ant Group bie në 108 miliardë dollarë pas projektligjeve kineze në lidhje me pagesat online.

Projektligjet e hartuara pritet të përgjysmojnë vlerën e tregut të shërbimit Alipay.

Sipas analistëve, Ant Group do të goditet në vlerën e tij të tregut për shkak të hetimeve nga banka qendrore e Kinës.

Vlera e tregut për Ant Group shkoi deri në 320 miliardë dollarë, para se kompania të largohej nga bursat. Masat qeveritare e detyruan Alibaba-n të tërhiqte ofertën e saj publike prej 35 miliardë dollarësh para listimit në bursa.

Banka qendrore e Kinës njoftoi të mërkurën se çdo kompani me gjysmën e operacioneve financiare në transaksione online do të përballet me hetime qeveritare.

Nëse konfirmohet një monopol, banka qendrore mund të sugjerojë masa kufizuese, përfshirë bllokimin e aktivitetit ekonomik. Alipay, me rreth një miliard përdorues, kontrollon 55% të tregut të pagesave përmes telefonit. Një ndarje e kësaj kompanie mund të përgjysmojë vlerën e saj të tregut, e cila është aktualisht 600 miliardë yuan.

Alibaba, e cila zotëron një pjesë të aksioneve të Ant Group-it, pësoi një rënie të aksioneve me 2.9% të enjten. Aksionet u rritën me 8.5% të mërkurën, pas daljes publike të Jack Ma-s./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore