Biznes

Vlera e Alibaba-s rritet me 63 miliardë dollarë pas rikthimit të Jack Ma-s


Një video e Jack Ma-s duke iu drejtuar mësuesve të mërkurën, ndikoi në rritjen më të madhe të aksioneve të Alibaba-s në gjashtë muajt e fundit.

Aksionet u rritën deri në 11%, duke shtuar me 63 miliardë dollarë vlerën e tregut të kompanisë Alibaba.

Më shumë se 85 milionë aksione të kësaj kompanie u tregtuan gjatë të mërkurës. Ky nivel kaloi me 2.5 herë mesataren tre-mujore për një ditë të plotë.

Alibaba Health Information Technology, pjesë e zinxhirit të të Alibaba-s, pësoi një rritje të aksioneve deri në 18%.

Jack Ma bëri paraqitjen e tij të parë publike pas disa muajsh. Kjo paraqitje publike vjen në një kohë kur kompania e tij po përballet me hetime nga qeveria kineze.

Ma nuk kishte bërë një paraqitje publike ose postim në media sociale që nga fundi i tetorit. Në tetor, Alibaba vendosi të futej në bursat e Shangha-it dhe Hong Kong-ut.

Pas fillimit të hetimit nga qeveria kineze mbi praktikat monopolistike të Alibaba-s, shumë aksionerë kanë tërhequr aksionet e tyre.

Burime nga Banka Qendrore e Kinës kanë njoftuar se ‘Ant Group’ po punon për të siguruar vazhdimësinë e operacioneve të Alibaba-s.

Ant Group përbën më shumë se një të katërtën e pasurisë së Jack Ma-s, pasuri që kap vlerën e 52.9 miliardë dollarëve.

Anëtarët e ‘Ant Group-it’ u thirrën në janar, në një takim të nivelit të lartë për të diskutuar mbi rregulloret financiare.

Në këtë mënyrë, Kina ka përshkallëzuar hetimet ndaj kompanisë së Jack Ma-s.

Sipas studiesve të ndryshëm, situata lidhet me një përshkallëzim të përpjekjeve të koordinuara për të frenuar rritjen e Alibaba-s.

Autoritetet kineze po synojnë ta kthejnë në një kompani më të vogël, më pak mbizotëruese në treg dhe më të bindur ndaj rregulloreve shtetërore.

Rregullat anti-monopol që po aplikohen, rrezikojnë të prishin ekuilibrin e krijuar në tregjet e blerjeve online.

Fushata hetimore kundër kompanisë, Alibaba, u intensifikua në nëntor, pas deklaratave publike të Jack Ma-s ndaj autoriteteve kineze./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore