Sport

Vinicius, galaktiku i parë?


Muajve të fundit kanë qarkulluar shumë zëra se Real Madrid-i ka humbur “durimin” me Vinicius-in, por duket se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Gazetari shumë i afërt me klubin madrilen, Jose Felix Diaz raporton që braziliani është i paprekshëm për Real Madrid-in.

PSG-ja dëshironte që ta transferonte lojtarin, por përgjigjia e klubit madrilen ishte e qartë dhe direkte – jo.

Felix Diaz raporton që Real Madrid-i e konsideron 20-vjeçarin një pjesë shumë të rëndësishme të së ardhmes.

Pas performancave të fundit, Zidane beson që Vinicius mund të ndryshoj rrjedhën e karrierës së tij duke qenë pjesë “galaktike” e “galaktikëve” të së ardhmes në planin e Perez-it.

Shumë pak lojtar arrijnë që vetëm me 20 vjet të shpenzojnë tre sezone te Real Madrid-i, duke qenë pjesë shumë e rëndësishme klubit.

Special – kështu konsiderohet Vinicius në Real Madrid.

Zidane dhe drejtuesit e klubit, besojnë që nëse Vinicius përmirson produktin final dhe arrin të jetë më i qetë para portës, ai do jetë në mesin e më të mirëve në botë.

I paprekshëm, ky është statusi i 20-vjeçarit Brazilian te Real Madrid-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore