Art&dizajn

Vila me peizazh galaktik


Vilat preferuara për pushim, me familjarë apo miqtë e gjerë që duan të kalojnë kohë së bashku në natyrë dhe në të njëjtën kohë të kenë intimitetin e tyre

Tani pasi që jemi në prag të festave të fund vitit, vilat ofrojnë gjithçka që ju nevojitet dhe diçka ekstra për relaksim të plotë.

Kur flluskat e borës e mbulojnë vendin, s’ka se si të mos ketë reflektimi, bardhësi dhe ngrohtësi brenda Ziedlejas, kompleksi i vilave ndodhet në një vend të izoluar me një liqen privat në një pjesë rurale të Letonisë.

Historia e Ziedlejas ka të bëjë me ruajtjen e trashëgimisë letoneze, por nuk ka frikë të vazhdojë me kohën. Është dhe do të jetë një vend për të fituar një ndjenjë të shpirtit lokal dhe një kuptim të mënyrave lokale.

Ndërtimi është bërë nga dru i bredhit dhe është futur në shpat për të shmangur pengimin e pamjes nga kabinat e miqve.

Ato janë konceptuar si katër kabina mysafirësh, prej çeliku dhe xhami, ku në të njëjtën parcelë ka një pjesë për sauna dhe masazh si një zonë të veçantë.

Koncepti i eksterierit dhe i enterierit bazohen në burimet lokale të materialeve natyrore si druri, bimët dhe liri.

Shumica e dhomave janë projektuar në atë mënyrë që të jenë multifunksionale me një shtrat modular që mund të ngrihet gjatë ditës, ndërsa një tavolinë ngrihet nga dyshemeja.

Pjesa e përparme prej xhami siguron një pamje të paprekur të peizazhit dhe yjeve gjatë natës, për të krijuar iluzionin e gjumit në qiell të hapur.

Po ashtu, në kuadër të ambientit relaksues ka edhe një dhomë të përbashkët për qëndrimin e qiramarrësve në rast se kushtet e motit janë të pafavorshme.

Mysafirët në Ziedlejas mund të mësojnë për traditën dhe folklorin, të rilidhen me natyrën, të gjejnë frymëzim dhe të mbledhin forcë, të gjitha me gëzime të përbashkëta me të dashurit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore