Sport

Verstappen dhe Hamilton e ndajnë të premten në dysh, fillon java vendimtare në F1


Max Verstappen dhe Lewis Hamilton kanë fituar secili njërin nga sesionet e ditës së premtë në Abu Dhabi.

Holandezi ka udhëhequr në praktikën e parë, duke lënë prapa dy pilotët e Mercedes, kurse Hamilton ka marrë praktikën e dytë.

Të dy praktikat ishin prova se si pilotët mund t’i qasen kësaj fundjave jetike, dhe jo tregues të vërtetë të potencialit që kanë dy pretendentët për titull.

Mirëpo, shpejtësi brenda pistës, jep një indikator të qartë që RedBull-i ka sjellë në AbuDhabi artilerinë e saj më të fortë.

Max Verstappen dhe Sergio Perez, të dy me një dhe tre të dhjetat, janë treguar më të shpejtë se njeriu për t’u mposhtur këtë fundjavë – Hamilton.

Çfarë mund të jetë edhe një lajm i mirë për RedBull-in, është forma e mirë që shfaqën edhe pilotët e Alpha Tauri-t.

Skuadra motër e RedBull-it, do t’i bënte një favor të madh atyre nëse këtë shpejtësi arrin që ta ketë edhe të shtunën në provat zyrtare.

Gjithçka mbetet e hapur dhe e paqartë, në atë çfarë pritet të jetë fundjava më e zjarrtë në dekadën e fundit të Formula 1.

Hamilton përballë Verstappen – fituesi i merr të gjitha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore