Vende

Vendet më interesante në Angli


Anglia është një vend i cili të ofron pafundësi eksplorimi. Ajo ka shumë vende interesante për tu vizituar.

Ja disa prej tyre.

Banjat romake në qytetin e Bath, u ndërtuan nga romakët 2,000 vjet më parë. Bath gjithashtu ka qenë prej kohësh një vend për pushim në mesin e shoqërisë së lartë në Angli, përfshirë familjet mbretërore.

Çdo vit, mijëra njerëz vijnë në Wiltshire zgjohen për të pare agimin e diellit midis gurëve të Stonehenge. Padyshim që, kjo është një pamje shumë mbresëlënëse.

Coatesold është një nga zonat më piktoreske të Anglisë, vendi më i mirë për t’u çlodhur nga rrëmuja i qytetit. Këtu mund të shijoni natyrën, të darkoni në një tavernë tradicionale angleze, dhe të bëni një shëtitje nëpër rrugët e qytetit të vogël komod të Chipping Hampton.

Qarku i Cornwall është i famshëm për peizazhet e bukura natyrore.

Universiteti i famshëm i Oksfordit përbëhet nga 38 kolegje të ndryshme, secili prej të cilave ka historinë e vet. Më i bukuri në arkitekturë është kolegji i ri.

Dashamirësit e futbollit duhet të shkojnë patjetër në Manchester, për të parë një ndeshje live në stadiumin e famshëm të futbollit “Old Trafford”, i njohur gjithashtu si teatri i ëndrrave.

Nga rrënojat e Abbey Hilda në Whitby, ekziston një mister për të cilin kanë shkruar edhe Walter Scott dhe Bram Stoker.

I mbuluar me mjegull dhe mister, pylli i parkut kiombëtar Dartmoor ka qenë një burim i pashtershëm i folklorit për shumë vite. Ai ka gjeneruar shumë histori dhe legjenda të jashtëzakonshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore