Shqipëria

Veliaj: Procedurat për ndërtimet e pallateve priten të mbyllen brenda muajit shkurt


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pyetur për News24, mbi afatin e nisjes së ndërtimit të pallateve, të dëmtuara nga tërmeti, u shpreh se procedurat priten të mbyllen brenda muajit shkurt. Më pas do të nisin punimet.

“ Kjo do të kalojë në dy faza, faza e parë  lidhet me kategorinë e ndërtimit të pallateve të reja, ndërsa faza e dytë lidhet me riparimin e pallateve ekzistuese”, u shpreh ai.

Veliaj tha se gara sapo është hapur dhe brenda javës pritet të marrin përgjigja se cila kompani do të jetë ajo fituese për të filluar punën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore