Kosova

Vdes një burrë në spitalin e Prizrenit


Ilustrim

Një burrë ka vdekur në spitalin rajonal të Prizrenit, pasi që dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh.

“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ky rast, ka bërë të ditur nga policia, është në procedurë hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore