Lajme

Ukraina fal të burgosurit me kushtin që të shkojnë në front


Ushtria ukrainase.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se të burgosurit, të cilët kanë përvojë luftarake, do të lirohen për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës, sipas tij “të kompensojnë fajin e tyre”.

Zelensky u shpreh se ka besim që do të fitojnë ndaj Rusisë, derisa rrëfeu se kur kishte planifikuar të kandidonte për president.

“Kur planifikova të bëhem president, thashë se secili prej nesh është president. Sepse të gjithë jemi përgjegjës për shtetin tonë. Për Ukrainën tonë të bukur. Dhe tani ka ndodhur që secili prej nesh është një luftëtar, dhe kam besim që secili prej nesh do të fitojë”, deklaroi Zelensky nëpërmjet një videoje të publikuar në Twitter, raportojnë mediat e huaja.

 

Ndryshe, sulmi i Moskës ndaj Ukrainës, i nisur në orët e para të 24 shkurtit, përmes raketave, të cilat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në pothuajse në 25 qytete, bëri që të mendohej edhe për një konflikt në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka bërë të ditur se më shumë se “5 mijë ushtarë rusë janë vrarë” në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë.

Ushtarët ukrainasë

Në një deklaratë të postuar në Facebook, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 5 mijë e 300 trupa ruse janë vrarë, ndërsa janë shkatërruar 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 transportues të blinduar të personelit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të dielën se ushtria e saj ka pësuar humbje, por nuk dha asnjë shifër të saktë.

Vëzhguesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thanë se kanë konfirmuar vrasjen e së paku 94 civilëve gjatë ditëve të para të luftimeve.

Sipas OKB-së, pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar “pasoja të rënda humanitare” dhe numri i viktimave mund të jetë dukshëm më i lartë.

Edhe, samiti i Bashkimit Evropian bëri thirrje për nevojën e ruajtjes së stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore