Lajme

“Ballkani duhet të ketë kujdes për ruajtjen e stabilitetit”


Samiti i Bashkimit Evropian.

Në samitin e Bashkimit Evropian, i cili është mbajtur me 25 shkurt është diskutuar për nevojën e ruajtjes së stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Burimet diplomatike kanë bërë të ditur se një numër i krerëve shtetërorë kanë folur në takim për këtë temë.

Kështu është bërë e ditur nga kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, bën të ditur Radio Evropa e Lirë.

“Po, ka qenë temë. Për këtë kam folur unë, ka folur edhe kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Kjo situatë, kur i shihni apelet e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi na rikujton Kroacinë e vitit 1991. Është shumë e ngjashme, por me një dallim, sepse tash kemi të bëjmë me një invasion shumë më të madh pasi Ukraina është edhe shtet shumë më i madh”, ka thënë Pllenkoviç.

Tuje, ai ka deklaruar se duhet pasur kujdes për situatën në Ballkan.

“Ajo që është e rëndësishme është se duhet pasur kujdes për stabilitetin dhe situatën në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Këtë porosi e kemi dërguar”.

“Dallimi është se në Kosovë është KFOR-i, në Bosnje e Hercegovinë, Althea (misioni ushtarak i BE-së) i cili tash do të përforcohet. Ne do të vazhdojmë t’ua tërheqim vërejtjen kolegëve tanë që të kenë kujdes që të mos ketë destablizim në Evropën juglindore”.

Më 24 shkurt, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka paralajmërur e Beogradi ka edhe 36 orë që t’iu përgjigjet kërkesave për harmonizim me vendimin e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Të enjten e 25 shkurtit, Rusia ka pushtuar Ukrainën me tanke që rrotulloheshin përtej kufirit dhe sulme ajrore që synonin qytetet kryesore.

Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë njoftuar sanksione kundër Rusisë në shenjë proteste kundër veprimit të saj ushtarak ndërsa mijëra rusë kanë dalë në rrugë në Moskë dhe Shën Petersburg për të shprehur kundërshtimet e tyre ndaj luftës.

Më shumë se 1 mijë e 750 protestues u arrestuan nga autoritetet ruse të enjten në 54 qytete, 957 prej tyre në Moskë.

Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, klikoni KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore