Shëndet

Uji i ftohtë apo i nxehtë: Cila është më e mira për lëkurën tuaj?


Ilustrim

Duke pastruar fytyrën çdo ditë, ju shpëtoni nga papastërtitë, mbeturinat dhe bakteret, duke e lënë lëkurën të pastër dhe të freskët.

Gjërat mund të ndërlikohen kur nuk jeni të sigurt se sa herë duhet ta lani fytyrën në ditë, cilat produkte duhet të përdorni, apo edhe çfarë temperature uji të përdorni. E vakët? E nxehtë? Ftohtë?

Uji i ftohtë në lëkurë

Larja me ujë të ftohtë ndikon në shumë mënyra pozitive në lëkurë. Parandalimi i akneve, për shembull, është një nga ato përfitime të mundshme.

Kjo për shkak se uji i nxehtë heq vajrat që mund të shkaktojnë puçrra, thotë Sophia Knapp, një kozmetologe e licencuar në linjën e kujdesit të lëkurës dhe kozmetikës Oxygenetix.

Si rezultat, “mund të shkaktojë që lëkura juaj të prodhojë edhe më shumë”. Në këtë rast, uji i ftohtë mund të bëjë një punë të shkëlqyer në rregullimin e niveleve të vajit.

Uji i ftohtë mund të jetë gjithashtu më i mirë për disa sëmundje të lëkurës, të tilla si rosacea. Uji i nxehtë bën që enët e gjakut të zgjerohen më shumë, duke e bërë lëkurën tuaj të duket më e kuqe.

Përfitimet e ujit të ftohtë

Uji i ftohtë mund të jetë veçanërisht i dobishëm për lëkurën e thatë ose të prirur ndaj akneve, thotë Knapp. “Nëse keni lëkurë të thatë kronike, uji i nxehtë mund të heqë nivelet e sebumit (vajrat) dhe ta përkeqësojë problemin, kështu që uji i ftohtë është një alternativë e mirë”.

Së dyti, ndërsa uji i nxehtë hap poret, uji i ftohtë i mbyll ato. Kjo është e dobishme për lëkurën për një sërë arsyesh, përkatësisht zvogëlimin e pamjes së poreve dhe fryrjen e fytyrës.

Disa nga përfitimet e dushit të ftohtë – dhe çdo formë hidroterapie – përfshijnë përmirësimin e qarkullimit, rritjen e endorfinës dhe një metabolizëm të ringjallur.

Pse uji i ngrohtë mund të jetë më i mirë?

Uji i ngrohtë i bënë poret tuaja të duken më të vogla pasi lëkura fryhet, ndërsa uji i ftohtë redukton ënjtjen.

Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon larjen e fytyrës me ujë të vakët.

Është mesi i përsosur për të gjitha llojet e lëkurës, pasi uji i nxehtë e zhvesh lëkurën tuaj nga vajrat mbrojtës që ndihmojnë në mbajtjen e lagështirës.

Një përfitim tjetër i larjes së fytyrës me ujë të ngrohtë është se lejon përthithjen më të mirë të produkteve tuaja të kujdesit të lëkurës.

Është e rëndësishme të vendosni për një temperaturë dhe t’i përmbaheni asaj.

Megjithatë duhet të keni parasysh që nëse e ekspozoni lëkurën tuaj ndaj ekstremeve të temperaturës së ujit, si kalimi nga nxehtësia në të ftohtë rrezikoni të shpërtheni kapilarët e vegjël nën lëkurë.

Sa shpesh duhet ta lani fytyrën?

Në përgjithësi, ju duhet të lani fytyrën dy herë në ditë – në mëngjes dhe në mbrëmje. Larja e tepërt në fakt mund të thajë lëkurën tuaj dhe të shkaktojë irritim.

“Ne mbledhim një sasi alarmante bakteresh në këllëfët tanë të jastëkëve, kështu që një pastrim i shpejtë në mëngjes para kremit tuaj hidratues është i rëndësishëm”, shpjegon Knapp.

Larja gjatë ditës është gjithashtu e rëndësishme, pasi ndihmon në reduktimin e ënjtjes që kemi shpesh kur zgjohemi për herë të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore