UEFA pranon gabimin: Topi me dorë i Cucurella duhet të jepej penallti

Arbritrat e kanë marrë këtë udhëzim nga UEFA si pjesë e raportit se si të trajtohen situatat e ndeshjes
SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
23.09.2024 18:26
Loading Icons...

Prekja me dorë e topit nga Marc Cucurella-s gjatë kohës shtesë të çerekfinaleve të EURO 2024, kur Spanja dhe Gjermania barazuan 1-1, duhet të ishte dhënë penallti.

Kjo sipas Komitetit të Arbitrave të UEFA-s, pas rishikimit të lojës dhe ofrimit të udhëzimeve të përditësuara se si duhet të veprohet me  incidente të tilla.

Arbritrat e kanë marrë këtë udhëzim nga UEFA si pjesë e raportit se si të trajtohen situatat e ndeshjes.

Aty përmendej edhe aksioni ku një goditje në portë nga Jamal Musiala preku dorën e majtë të Cucurella-s, e cila ishte e pozicionuar poshtë.