Jetesë & Stil

Udhëtimi romantik i Beyonce dhe Jay Z


Beyonce dhe Jay Z janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it të huaj. Lidhja e tyre u ka rezistuar viteve, pasi nuk mund të harrojmë ndarjet shokuese të disa prej personazheve të preferuar publik. Duket se dyshja bën përjashtim, ndërkohë që disa herë shfaqin dashurinë e tyre në rrjetet sociale.

Ata udhëtuan me helikopter për në New York për një drekë romantike së bashku. Dyshja është parë duke ngrënë në një restorant në Brooklyn siç ka raportuar MailOnline. Ndërkohë, Beyonce postoi një album me foto në Instagram.

Ajo shfaqi pamjen e saj të mrekullueshme dhe ishte veshur mjaft bukur. Jay Z ishte sportiv siç jemi mësuar shumë herë ta shohim. Këngëtarja gjithashtu publikoi foto të frutave dhe të një koktejli.

Kohët e fundit, artistja nuk po na i kursen fotot e saj me njerëzit e zemrës. Ndërkohë, kujtojmë se pak kohë më parë këngëtarja uroi binjakët në faqen zyrtare të saj. Ndryshe nga Beyonce, duket se Jay Z nuk preferon të merret me rrjete sociale teksa as nuk ka një faqe zyrtare në Instagram.

Megjithatë, postimet e Beyonce duket se mjaftojnë për fansat, teksa komentet e tyre pozitive nuk mungojnë  në këtë album.

Ndjekësit nuk humbin rastin t’i shprehin dashuri çiftit shumë  të dashur dhe artistëve tepër të talentuar.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore