Lajme

Tre qytete ukrainase në rrethim nga rusët


Tre qyetete të mëdha ukrainase, ku përfshihen Kharkivi, Khersoni dhe Mariupoli, janë të rrethuar nga forcat ruse dhe gjithçka mbetur për t’u bërë, është të shihet se sa ato do t’i rezistojnë mësymjes së armikut.

Është ky raporti i fundit i inteligjencës britanike, për datën 1 mars, ku edhe detaje të tjera janë zbuluar.

Sipas këtij raporti, një kolonë e gjatë mjetesh ushtarake ruse, po i drejtohet Kievit me progres të moderuar. Një numër i madh forcash ndoshen rreth 30 kilometra larg qendrës së qytetit.

Po ashtu, Rusia ka shtuar numrin e bombave të lëshuara në këto tre qyetete, ku përfshihen edhe bombardimet në zona rezidenciale.

Sa i përket kolonës, e cila po shkon drejt Kievit, aty mendohet se ka ushtarë këmbësorie dhe mjete logjistike.

Por, një raport tjetër, thekson se mund të ketë një ngecje të këtij segmenti, pasi nuk ka mjaftueshëm ushqime dhe karburant për të vijuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore