Kosova

Tre persona lëndohen nga aksidenti në Prishtinë


Ilustrim.

Tre persona kanë mbetur të lënduar për shkak të një aksidenti mes tri veturave në Prishtinë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre persona kanë marrë lëndime trupore”, tha Borovci për AP.

Teksa shtoi se njësia rajonale e trafikut është në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Vetëm një ditë më parë në Kosovë ka ndërruar jetë një person dhe 14 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku ku u përfshin një autobus dhe një veturë.

Edhe më 23 qershor, dy persona kishin ndërruar jetë për shkak të aksidenteve.

Në njërin nga këto aksidente i cili kishte ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë, kishte vdekur një person, ku kishin qenë të përfshira pesë vetura.

Personat e tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr ndihmë mjekësore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Përpos kësaj, një aksident tjetër me fatalitet kishte ndodhur edhe në Mitrovicë të Jugut, të dielën, ku një person tjetër ka vdekur nga ky aksident.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore