Sport

Trae Young i jashtëzakonshëm, lëndimi i Davis fatal për Lakers


Atlanta Hawks, në krye me të super yllin Trae Young, e ka rritur epërsinë në 3-1 në serinë përballë New York Knicks.

Trae Young ishte thjesht i pandalshëm në ndeshjen e katërt.

Në vetëm 33 minuta, ai shënoi 27 pikë, duke dhenë edhe nëntë asistime.

Mbi 20 pikë për Hawks i shënuan edhe Collins e Gallinari, me bankën që luajti shumë rol në fitoren e tyre.

Për Knicks, pikëshënuesi më i mirë ishte Julius Randle, që shënoi plot 23 pikë dhe kishte dhjetë kërcime.

Çereku vendimtar ishte i treti, të cilin Hawks e fitoi me rezultat 35-22, kurse tre të tjerat ishin pak a shumë të barazpeshuara.

Hawks fituan me rezultat 113-96, dhe kanë mundësi të avansojnë në raundin tjetër, me ndeshjen e radhës që luhet më 3 qershor.

https://www.youtube.com/watch?v=eGwog1t2kXs

Los Angeles Lakers – Phoenix Suns

Një lojtarë i vetëm mund të ndryshojë gjithë rjedhën e takimit, dhe kështu ndodhi edhe me LA Lakers.

Lëndimi i Davis në ndeshjen përballë Phoenix, ndryshoi një ndeshje që po shkonte shumë pozitivisht për Lakers.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm katër pikë epërsi të Suns, por gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë.

Suns e rritën epërsinë në 16 pikë, duke e fituar çerekun e tretë me rezultat 27-15.

Përkundër disa momenteve në çerekun e fundit, Lakers nuk arriti t’i afrohet asnjëherë Suns-ave.

Lebron James ishte pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes, me plotë 25, të cilave iu shtoi edhe 12 kërcime e gjashtë asistime.

Paul, Booker, Crowder me nga 18 dhe 17 pikë ishin vendimtar për Suns, me Ayton që po ashtu gjeti 14 pikë të cilat i shoqëroi me 17 kërcime.

Me fitoren 100-92, Suns barazon serinë në 2-2.

Ndeshja e pestë zhvillohet më 2 qershor, në orën 04:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore