Sport

‘Top 10’ fitoret e Lewis Hamilton


Me fitoren në garën e Sochi-t, Lewis Hamilton ka arritur numrin 100 të fitoreve në karrierë.

Në një garë shumë speciale, ai u ndihmua nga shiu dhe aftësitë e tij personale për të parakaluar Lando Norris në fund dhe për të arritur fitoren historike numër 100.

Shtatë herë kampioni i botës po lufton për titullin e tetë në karrierë, në një ndër betejat më të ashpra në histori të F1, përballë Max Verstappen.

Kur kanë mbetur edhe shtatë gara deri në fund, dy pilotët i ndajnë vetëm dy pikë.

Mirëpo, pas garës së djeshme, Formula 1 ka publikuar një video të dhjetë fitoreve më mbresëlënëse të Hamilton-it.

Nga dhjetë deri në një, ato janë:

Brazil 2016 – Mercedes

Hungari 2013 – Mercedes

Kinë 2011 – McLaren

Kanadë 2007 – McLaren (fitorja e parë)

Monako 2008 – McLaren

Turqi 2020 – Mercedes (fitorja që e shpalli kampion për herë të shtatë)

Bahrejn 2014 – Mercedes

Japoni 2007 – McLaren

Gjermani 2018 – Mercedes

Britani e Madhe 2008 – McLaren

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore