Kosova

Tony Blair do ta vizitojë Kosovën  


Tony Blair

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do ta vizitojë Kosovën.

Në një njoftim për mbledhjen e së enjtes nga Kuvendi i Kosovës, është bërë e ditur se në rend dite të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pikë e parë do të jetë caktimi i seancës solemne për adresimin e Tony Blairit deputetëve të Kosovës.

“Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë pikë të rendit të ditës.

Nuk dihet dita e saktë e vizitës së tij.

Blair konsiderohet një nga zërat më mbështetës të Kosovës gjatë luftës së fundit në vend.

Ai ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e bombardimeve të NATO-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore