Sport

Tolisso rikthehet në Francë


Corentin Tolisso nuk ka vazhduar kontratën me Bayern Munich-un dhe pritet të largohet si futbollist i lirë.

27-vjeçari me origjinë nga Togo ka vendosur që të rikthehet te klubi ku e nisi karrierën si futbollist, Lyon-i.

Pikërisht nga aty, Tolisso u transferua në Bayern në verën e vitit 2017 për shumën e 41 milionë eurove.

“RMC Sport” shkruan se Tolisso do t’i kryejë testet mjekësore gjatë ditës së enjte, për të firmosur më pas kontratën e re me klubin francez.

Gjatë aventurës në Gjermani ai fitoi 14 trofe, ku bien në sy pesë titujt radhazi në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2020.

Ndërkohë, ai numëron gjithsej 118 paraqitje me fanellën e bavarezëve, prej të cilave ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 15 asistime.

Pra, një karrierë jo aq e mirë e francezit në Gjermani, të cilin nuk a lanë dëmtimet të përparonte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore