Përballje

Tirana rrëshqet në Krujë, Laçi fiton derbin përballë Kukësit


E diela në Abissnet Kategorinë Superiore ka dalë të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e elitës së futbollit shqiptar.

Në fushë zbritën tri skuadrat favorite për titull, Tirana, Laçi dhe Kukësi.

Tirana vinte si mysafire e Kastriotit, derisa Laçi priste Kukësin.

Në letër, për kryeqytetasit, kjo ndeshje pritej të ishet shumë e lehtë, por nuk doli të jetë kështu.

Vetëm pas 15 minutash lojë, Kaina ishte ai që shënoi për 1-0 për Kastriotin, duke shënuar për epërsinë e Kastriotit.

Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë, me bardheblutë që ishin tërësisht në sulm në pjesën e dytë.

Këtë e shfrytëzoi shumë mirë Kastrioti, që shënoi për 2-0 me anë të Kainas.

Nikqi shënoi për të ngushtuar shifrat për Tiranën, mirëpo bardheblutë nuk arritën t’i shmangeshin humbjes.

Në anën tjetër, Laçi e bëri ndeshjen përballë Kukësit të duket sikur të ishte një ndeshje mes skuadrave të kategorive të ndryshme.

Kurbinasit fituan me rezultat 3-0, duke dominuar të gjithë takimin.

Golat për ta i arritën Malota, Akinyemi dhe Zulfiu, duke i sjellë skuadrës së tyre një fitore shumë të madhe dhe duke e inkuadruar në tërësi në luftën për titull.

Tirana mbetet e para me 46 pikë, Laçi ka 43 kurse ndjek Kukësi me 37.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore