Sport

Tirana ngjitet në krye, Laçi ende pa fitore


Tirana ka fituar ndeshjen e parë në ditën e dielë në kategorinë superiore.

Në kryeqytet, bardheblutë u takuan me Laçin, që ende nuk di për fitore në këto katër ndeshjet e para.

Për kurbinasit, e njëjta histori ishte edhe sot.

Pjesa e parë ishte e qetë, pa shumë mundësi nga të dy anët.

Gjithçka u zgjodh në pjesën e dytë, me ndihmën e parë për Tiranën që erdhi nga lojtarët e Laçit.

Në minutën e 53-të, Marko Roganovic shënoi në portën e tij duke i dërguar kryeqytetasit në epërsi.

Në minutën e 75-të Totre dyfishoi shifrat për rezultatin final 2-0.

Tirana ngjitet në krye me tetë pikë përkohësisht, në pritje të rezultatit nga ndeshja Kukësi – Teuta.

Laçi mbetet e parafundit me vetëm dy pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore