Sport

Tirana fiton dramën përballë Teutës, Partizani dhe Kukësi ndajnë pikët


Janë luajtur edhe dy ndeshje tjera në kuadër të javës se pestë në Abissnet Kategoria Superiore.

Dy skuadrat nga kryeqyteti kanë luajtur ndeshjet e tyre, me Partizanin që zhvilloi ndeshjen në kryeqytet dhe Tiranën që udhëtoi për në Durrës.

Demat e kuq pritën Kukësin në një ndeshje shumë interesante, në tentativë për të gjetur fitoren e parë sezonale.

Tedi Cara shënoi Partizanin për 1-0 në minutën e 65-të.

Mirëpo, gëzimi i vendasve zgjati vetëm pesë minuta, me mysafirët që barazuan me anë të Feijao-s.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Partizanin që regjistroi barazim e katërt me radhë dhe Kukësin që tani ka tre ndeshja pa fitore.

Në ndeshjen tjetër në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ndodhi gjithçka.

Tirana gjeti golin e parë ende pa u mbyllur minuta e parë, me anë të Xhixhës.

15 minuta më vonë, Kukësi barazoi me anë të Ivanovic dhe ashtu u mbyll pjesa e parë.

Najdovski në fillim të pjesës së dytë shënoi në portën e gabuar për të quar Kukësin në epërsi.

Por, vetëm pas një minuti, Tirana barazoi në 2-2 me anë të Totre-s.

Limaj shnëoi në të 64-ën për 2-3 që do të ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Tirana udhëheq kampionatin pas pesë ndeshjeve të luajtura, derisa kampionët e Teutës mbetën prapa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore