Sport

Thiago Silva, edhe një vit te Chelsea


Mbrojtësi 37-vjeçar i Chelsea-s, verën e kaluar nënshkroi një kontratë një vjeçare me opsion që të rinovojë edhe për një vit.

Performancat e tij kanë impresionuar njerëzit e lartë në klub, po ashtu edhe trajnerin Thomas Tuchel, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë gjatë kohës te PSG.

Le10sport, tabloid francez i sportit, ka raportuar që kontrata i është ofruar Silva-s, me vendimin final që i takon atij.

Gruaja e tij, Belle, në një mënyrë e konfirmoi qëndrimin e bashkëshortit në kryeqytetin anglez edhe sezonin e ardhshëm.

“Chelsea është skuadra më e mirë në botë, unë i dua ata. Në do jemi kampionë sezonin e ardhshëm” shkruajti ajo.

Trajneri i Chelsea-s refuzoi që të flas rreth kontratës së Silva-s, duke thënë që kjo qështje i takon klubit.

“Nuk është koha e duhur për të folur rreth kontratës së tij. Është mes tij dhe klubot” tha Thomas Tuchel.

Silva me shumë mundësi do të tërhiqet nga futbolli pasi të përfundoj kontratën e tij me blutë ë Londrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore