Sport

Theo: Jam shumë i lumtur te Milan-i


Theo Hernandez ka shuar çdo zë të mundshëm rreth një largimi të tij nga Milan.

Futbollisti francez, i cili kohëve të fundit shpesh ka veshur në krah shiritin e kapitenit të Milan-it, të ardhmen e mendon vetëm në “San Siro”.

Në një intervistë për the Athletic, Theo Hernandez ka zbuluar se nuk dëshiron të provojë asgjë tjetër momentalisht.

“Jam shumë i lumtur te Milan-i”, e nisi Theo.

Ai poashtu zbuloi dhe tha atë që të gjithë tifozët e Milan dëshirojnë të dëgjojnë.

“Ne po diskutojmë për rinovimin e kontratës dhe gjërat po shkojnë shumë mirë”, vazhdoi Theo.

Pritet që Theo të nënshkruajë rinovimin e kontratës për pesë vite tjera, duke u shndërruar në një ndër shtyllat kryesore të skuadrës kuqezi.

Theo kërkohet më shumë nga PSG, por edhe nga skuadra në Premier League-n angleze, por synimi i tij i vetëm është ndërtimi i një dinastie në “San Siro”.

Madje, ai tha që skuadra nga Italia e ka ndryshuar totalisht.

“Edhe te Real Madrid-i kisha performanca të mira, por jo vazhdimësi”, u shpreh ai.

“Ndoshta ishte puna te vetëbesimi, në Milan jam njeriu më optimist në botë. E dua këtë vend”, mbylli ai.

Një nga shtyllat kryesore të kuqezinjve, do të vazhdojë të mbajë në këmbë shtëpinë e tyre edhe për një kohë të gjatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore