Sport

Tetë ndeshje tjera të Europa League vijnë në mbrëmje


Deri sa grupi A deri në D luan ndeshjet në orën 18:45, E deri në H luajnë ndeshjet në orarin e mbrëmjes, orën 21:00.

Sikur ndeshjet e hershme, edhe këto premtojnë spektakël.

GRUPI E:

Në grupin E, Lazio do tentojë të lë prapa ndeshjen e parë, të cilën e humbi 1-0 nga Galatasaray.

Në “Olimpico”, ata presin Lokomotivën e Moskës.

Këta të fundit, e barazuan ndeshjen e parë përbllë Marseille-s.

Marseille, në anën tjetër, luan në “Velodrome” përballë Galatasaray-t.

GRUPI F:

Në grupin F, Red Star Belgrade që fitoi ndeshjen e parë, udhëton te Ludogorets-i.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, luan Braga.

Portugezët do të tentojnë të lënë prapa humbjen e ndeshjes së parë, deri sa presin danezët e Midtjylland.

GRUPI G:

Real Betis dhe Bayer Leverkusen synojnë të vazhdojnë formën e mirë.

Të parët, udhëtojnë në Hungari ku përballen me Myrto Uzunin.

Aty i pret Ferencvaros, që u eliminua në raundin e fundit të kualifikimeve për Champions.

Kurse, Leverkusen-i udhëton në Skoci për t’u përballur me Celtic-un.

GRUPI H:

Në këtë grup, West Ham dhe Genk janë skuadrat që kërkojnë fitoret e dyta.

West Ham luan ndeshjen e parë si vendase, ku mysafirë të tyre do jenë skuadra austriake, Rapid Vienna.

Belgët, në anën tjetër, përballen me Dinamo Zagreb-in.

Kështu mbyllet edhe java e dytë e ndeshjeve në Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore