Shqipëria

“Tempulli 3”/ Mes të arrestuarve edhe shoferi i shërbimeve mbështetëse në KLSH


Policia e Tiranës ka sqaruar se mes 19 të arrestuarve në kuadër të operacionit “Tempulli 3” që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë ishte edhe një shofer i KLSH-së.

R. M. ishte shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Sakaq, reagimi i Policisë së Tiranës ka ardhur pas aludimeve se i arrestuari ishte shofer i Kryetarit të KLSH-së.

“Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opinionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thuhet në sqarimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Ditën e sotme, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, arrestoi 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndër të arrestuarve është dhe shtetasi R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore