Të paktën 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

Mes viktimave përfshihen fëmijë, gra dhe mjekë, në sulmet izraelite të së hënës që kishin në shënjestër Libanin jugor
SHFLETO
Klevis Hoxhaj
23.09.2024 13:18
Loading Icons...

Ministria e Shëndetësisë e Libanit deklaroi se të paktën 100 njerëz mbetën të vrarë dhe më shumë se 400 u plagosën, duke përfshirë fëmijë, gra dhe mjekë, në sulmet izraelite të së hënës, të cilat kishin në shënjestër Libanin jugor.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) goditën më herët mbi 300 objektiva të Hezbollah-ut gjatë dy raundeve kryesore të sulmeve.

Raundi i dytë i sulmeve pasoi një paralajmërim nga zëdhënësi i IDF-së, R. Admiral Daniel Hagari për publikun në Libanin jugor për të evakuuar zonat ku grupi terrorist kishte ruajtur raketa ose kishte kryer aktivitete të tjera.

Këto valë sulmesh ajrore përbënin raundin e pestë dhe të gjashtë të sulmeve masive ajrore ndaj Hezbollah-ut që nga e enjtja e javës së kaluar, veçanërisht në Libanin jugor, duke përfshirë më larg kufirit sesa në disa raste të mëparshme.

Midis sulmeve ishte një sulm i rëndësishëm kundër Hezbollah-ut thellë në Luginën Bekaa të Libanit.

Kryeministri libanez Najib Mikati denoncoi sulmet e Izraelit, duke i quajtur ato pjesë të një “plani shkatërrues”, raportoi Al Arabiya.

“Agresioni i vazhdueshëm izraelit ndaj Libanit është një luftë shfarosjeje në çdo kuptim të fjalës dhe një plan shkatërrues që synon të shkatërrojë fshatrat dhe qytetet libaneze”, tha Mikati në një mbledhje të kabinetit.

Ai thuhet se i kërkoi OKB-së që të “frenojë agresionin izraelit”.

Para sulmeve, IDF-ja u dërgoi mesazhe me tekst qytetarëve libanezë jugore duke u kërkuar atyre që të qëndronin larg strukturave të Hezbollah-ut, raportuan mediat izraelite.

“Nëse jeni në një ndërtesë që përmban armë të Hezbollah-ut, largohuni menjëherë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në mesazhin e dërguar civilëve.

Për më tepër, “The Jerusalem Post” konfirmoi se Izraeli mori kontrollin e transmetimeve të radios pak para orës 8 të mëngjesit, duke udhëzuar banorët në Libanin jugor që të evakuonin zonat ku ishin përqendruar armët e Hezbollah-ut.

Sipas një reporteri të Reuters, banorët në Libanin jugor morën gjithashtu telefonata nga një numër libanez duke i urdhëruar ata të distancoheshin 1 mijë metra nga çdo post i Hezbollah-ut menjëherë.

Për më tepër, komanda e UNIFIL-it, forca e OKB-së në Liban, urdhëroi të gjithë punonjësit e saj civilë të largoheshin me familjet e tyre në zonat e sigurta në veri të lumit Litani, thanë burimet e sigurisë për gazetën Al-Akhbar të lidhur me Hezbollah-un.

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, në përgjigje të sulmeve, tha se sulmet në Liban duhet të vazhdojnë derisa të rivendoset siguria në veriun e Izraelit dhe civilët e evakuuar të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ajo që filloi herët këtë mëngjes pas një vonese të konsiderueshme duhet të përfundojë vetëm kur Hezbollahu të largohet nga kufiri verior, banorët të kthehen në shtëpitë e tyre dhe jeta këtu në Nahariya dhe në të gjithë rajonin verior kthehet në normalitet, duke përfshirë fëmijët që kthehen në shkollë”, shtoi Lapid.

Spiropali kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe të mos cenohet identiteti shqiptar në RMV

SHFLETO