Përballje

Të harruarit i sjellin Real Madrid-it rikthimin e paharrueshëm


Ndeshja e raundit të 16-ave në Kupën e Mbretit doli më e vështirë se që Real Madrid e priti.

Mbretërit ishin mysafirë të Elche-s, në një ndeshje që të paktën në letër konsiderohej si fitore e sigurt.

Por nuk ndodhi kështu.

Në fakt, 90 minutat e panë ndeshjen të mbyllej me atë rezultat që nisi, 0-0.

Gjithçka duhej të zgjidhej në kohën shtesë, dhe kështu ndodhi.

Në pjesën e parë shtesë, në një kundërsulm të shpejt, Marcelo si lojtari i fundit u ndëshkua me karton të kuq pas një goditje të palejueshme.

Në goditjen e dënimit pasardhëse, Elche shënoi për 1-0, dhe gjithçka u duk se morri fund.

Mirëpo, të harruarit e Real Madrid-it, Isco dhe Hazard, e kthyen ndeshjen në favorin e mbretërve në çerekun e fundit të takimit.

Fillimisht ishte Isco ai që pas pasimit të Ceballos shënoi për 1-1.

Më pas, një pasim i Alaba-s e gjeti të lirë Hazard-in, që e kaloi edhe portjerin dhe shënoi golin e fitores.

Pas dy viteve shumë të dobëta në fushë, Real Madrid arrin kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore