Shqipëria

Super operacion nga Frontex – 40 shqiptarë ilegalë në Evropë kthehen në Tiranë


Kanë qenë 40 qytetarë shqiptarë, të cilët kanë kthyer në Tiranë nëpërmjet një fluturimi charter të organizuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Kufijve dhe Brigjeve Evropiane Frontex.

Ky operacion i zhvilluar i tëri nga kjo agjenci, ka parë dy ndalesa: E para në Madrid dhe e dyta në Romë.

40 emigrantët shqiptarë të kthyer nga Frontex

Në llojin e tij, bëhet fjalë për operacionin e parë të plotë të Frontex, pa ndihmë të aktorëve të tjerë në ruajtjen e sigurisë në Evropë.

Pasi të gjithë qytetarëve shqiptarë të kapur gjatë kalimeve ilegale në kufijtë e vendeve të Bashkimit Evropian u janë plotësuar dokumentacionet mbi depërtimin e tyre, kanë nisur edhe procedurat për kthimin e tyre në Shqipëri me një fluturim të vetëm.

Frontex ishte përgjegjëse për vendosjen e çdo limiti kohor dhe procedurial të çështjes.

“Ky operacion hap një kapitull të ri të mënyrës se si do të mbështesim vendet anëtare të unionit me kthimin e emigrantëve”.

Këtë e theksoi drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri. Sipas tij, ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me autoritetet shqiptare, por gjithashtu edhe me Spanjën dhe Italinë.

Të tre vendet, kanë kontribuuar në procedura dhe kanë bërë të mundur operacionin e suksesshëm.

Një përshëndetje për operacionin ka ardhur edhe nga radhët e delegacionit të BE-së në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ata kanë treguar mbi të, duke e quajtur si shumë të suksesshëm.

Po ashtu, një falënderim ka pasur edhe karshi Shqipërisë, si një vend shumë bashkëpunues me autoritetet e Frontex.

Vetëm vitin e shkuar, Frontex-i ka kthyer në vendet e origjinës mbi 18 mijë e 300 persona. Pavarësisht pandemisë, shifrat e migrantëve të kthyer kanë ardhur në rritje.

Ndërsa agjencia, vijon punën për evidentimin e rasteve të reja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore