Kampionate

Sulmuesi i Shqipërisë, më i vlerësuari nga Sofascore pas fitores ndaj San Marinos


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka marrë vlerësim maksimal për paraqitjen e tij ndaj San Marinos. Ndeshje e fituar me rezultatin e thellë 5-0 nga Shqipëria.

Sajdi i njohur i futbollit, Sofascore, ka vlerësuar sulmuesin Broja me notën 9.3, që prakitikisht është nota më e lartë për një lojtar që ka luajtur ditën e enjte, në të gjitha kompeticionet madhore, qoftë për kombëtare, ose klube.

Broja luajti 45 minuta, gjatë të cilave shënoi një gol dhe dhuroi dy asiste. Ai bëri dy gjuajtje në kuadrat dhe dy jashtë kuadratit, kreu tre triblime të suksesshme nga katër, preku topin 26 herë dhe saktësinë e pasave e kishte 88%.

Talenti kuq e zi la pas në renditje Anastasios Bakasetas-in e Greqisë dhe tre yjet e Italisë, Federico Bernardeschi-n, Kean-in dhe Di Lorenzo-n.

Bakasetas u vlerësua me notën 9 për paraqitjen ndaj Suedisë (2-1), ndërsa Bernardeschi dhe Kean me notën 8.7 dhe Di Lorenzo me notën 8.6 për paraqitjen ndaj Lituanisë (5-0).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore