Sulmuesi i Shqipërisë i bashkohet Mirlind Dakut te Rubin Kazan-i në Rusi

SHFLETO

Marvin Çuni

Romario Ismailaj
12.09.2024 13:41
Loading Icons...

Sulmuesi 23-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë, Marvin Çuni i është bashkuar skuadrës rus të Rubin Kazan-it nga Frosinone.

Çuni do të ndajë repartin e sulmit në skuadrën ruse me sulmuesin tjetër kuqezi, Mirlind Daku. Gjithashtu, një tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj është pjesë e skuadrës ruse dhe po në repartin e sulmit.

Frosinone e shiti kartonin e Çunit te Rubin-i për 2 milionë euro, teksa e kishte blerë nga Bayern Munich për 1 milion euro në verën e vitit 2023.

Çuni ka nënshkruar me klubin rus deri në verën e vitit 2028, ndërkohë që nuk ka informacion mbi pagën e tij gjatë kësaj periudhe.

Sezonin e kaluar në Serie A, sulmuesi 23-vjeçar e mbylli me një gol dhe një asistim në 23 paraqitje.