Muzikë

Stormzy bëhet pjesë e Sunny Hill Tirana


Kishte dyshime se “lineup” në Sunny Hill Festival, nuk do të ishte edhe aq i larmishëm, pas suksesit të ngjarjes muzikore në Prishtinës, por emrat e artistëve deri tani, duke përfshirë yje ndërkombëtarë si Fedez apo Action Bronson, kanë provuar të kundërtën.

Teksa, listës, i është shtuar një prej emrave më të pëlqyer të muzikës “underground” në Britaninë e Madhe, Stormzy.

Rap artisti 29-vjeçar, Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr., i njohur në art si Stormzy, rrallëherë performon në festivale muzikore.

Megjithatë, duket se këtë herë, nuk ka mundur ta refuzojë ftesën e Sunny Hill Tirana, duke u kthyer kështu në një prej artistëve më të shumëpritur në “lineup”.

I njohur ndërkombëtarisht për hite si “Vossi Bop” apo “Shut Up”, ai ka qenë nën prozhektorët e skenave britanike për dhjetë vitet e fundit, që kur e filloi edhe karrierën e tij.

Kështu, organizatorët e Sunny Hill Festival jo vetëm po vërtetojnë se larmishmëri muzikore do të ketë, por edhe se artistët do të jenë në të njëjtin nivel, si ata në Prishtinë.

Ende priten gjithsesi të mësohen se kush do të jenë “headliners” në event dhe nuk dihet nëse vetë Dua Lipa do të performojë, por gjasat janë të larta se po.

Ndër artistët shqiptarë, është konfirmuar deri tani pjesëmarrja e disa prej të preferuarve të skenës, duke nisur nga Dafina Zeqiri, Dren Abazi dhe Elgit Doda.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore