
Sonte fillon raundi çerekfinal i sezonit 2021/22 në kuadër të Kupës së Mbretit në Spanjë.
Trofeu i dytë më i rëndësishëm në Spanjë, tani ka vetëm edhe tetë skuadra në garë për trofeun.
Ndryshimi i rregullave dy vite më parë, domethënë që deri në fazën gjysmëfinale, ndeshjet janë me eliminim direkt – pra vetëm një ndeshje.
Në bazë të shortit, skuadrat e mësojnë se a do ta luajnë ndeshjen e tyre si vendas apo si mysafirë.
Dy nga befasitë e këtij sezoni në Kupën e Mbretit, janë Rayo Vallecano dhe Mallorca, skuadra ku u transferua Vedat Muriqi.
Pikërisht këto dy skuadra do të përballen sonte me njëra-tjetrën.
Në “Vallecas”, një komunitet i vogël në Madrid, Rayo e pret Mallorca-n, në ndeshjen që mund të sjellë debutimin e Vedat Muriqit në Spanjë.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës u transferua te spanjollët në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, dhe aty kërkon që të gjejë formën e dikurshme.
E nis me çerekfinalet e Kupës së Mbretit, e shpresa është shumë e madhe që të vazhdojë në gjysmëfinale.
Kjo ndeshjet fillon në orën 20:00.
Përveç këtij takimi, sonte luajnë përballë njëra-tjetrës edhe Valencia e Cadiz.
Favorit në letër i këtij takimi është padyshim Valencia, një ndër skuadrat më të trofeshme në historinë e Kupës së Mbretit.
Mirëpo, shpesh herë këtë sezon Cadiz ka vërtetuar që është skuadër që iu shkakton probleme të mëdhave.
Ndeshja fillon në orën 21:00, dhe sonte mësohen dy emrat e parë gjysmëfinalist të Kupës së Mbretit.
Edhe për fazën gjysmëfinale, do të ketë short, i cili tërhiqet më 4 shkurt në orën 12:30.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com