Euro 2024

Spanja, finalistja e parë e Euro 2024


Spanja është finalistja e parë e Kampionatit Evropian, Euro 2024. “Furia e Kuqe” mundi 2-1 me përmbysje Francën për të marrë biletën për finalen e madhe të Berlinit, aty ky do të gjejë një nga Anglia ose Holanda.

Spanja dhe Franca u përballën në gjysmëfinalen e parë të UEFA Euro 2024 në “Allianz Arena” të Mynihut. Angli – Holand do të jetë dueli tjetër gjysmëfinal, i cili do të zhvillohet të mërkurën, ora 21:00.

Nëse pjesa e parë e kësaj gjysmëfinaleje magjepsëse ishte “rock and roll” dhe e mbushur plot dramë, atëherë pjesa e dytë kishte 45 minuta nervoze dhe të tensionuara që mund të prisnit gjatë për një rast të madh. Por është Spanja ajo që del në krye dhe rezervon vendin e saj në finale.

Francezët e nisën mirë ndeshjen dhe dukeshin se po zhvillonin minutat më të mira gjatë gjithë paraqitjes së tyre në Euro 2024. Ata shënuan golin e parë në minutën e nëntë me Randal Kolo Muani-n, pas një asistimi perfekt nga Kylian Mbappe.

Kolo Muani është lojtari i tretë i Francës që shënon në gjysmëfinale të Euro-s dhe Kupës së Botës pas Michel Platini-s (1982 dhe 1984) dhe Zinedine Zidane-t (2000 dhe 2006).

Megjithatë, shkëlqimi i francezëve nuk zgjati shumë dhe Spanja mori nën kontroll lojën.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente arriti të gjente golin e barazimit në minutën e 21 nga një super gol i Lamine Yamal, i cili realizoi nga 25 metra distancë, duke i dhënë topit një trajektore ku Mike Maignan e pati tepër të vështirë për të bërë diçka më tepër sa sa të nxirrte topin nga rrjeta.

Me golin e realizuar, Yamal vendos rekordin si golashënuesi më i ri në një Kampionat Evropian, 16 vjeç e 362 ditë.

Vetëm katër minuta më vonë, spanjollët do të gjenin golin e dytë. Dani Olmo, me një veprim fenomenal, në zonën franceze arriti të realizonte në portën e Maignan, pas edhe një devijimi nga Jules Kounde.

Dani Olmo (3 gola, 2 asistime) është lojtari i parë spanjoll që është përfshirë në 5+ gola në një turne të vetëm të madh (Euro ose Kupën e Botës) që nga David Silva në Euro 2012 (2 gola, 3 asistime)

Olmo i u bë spanjolli i parë që shënon në tre ndeshje radhazi të Kampionatit Evropian.

Pjesa e dytë e takimit pa një Francë më kërkuese, e pritshme duke parë disavantazhin, por rastet nuk patën konkretizim.

Kylian Mbappe edhe një herë dështoi të tregonte veten dhe largohet nga Euro 2024 si një nga zhgënjimet e Evropianit të kësaj vere.

Spanja u bë kombëtarja e parë që fiton 6 ndeshje radhazi në historinë e kampionateve evropiane. “La Roja” do të luajë finalen e pestë të Kampionatit Evropian, vetëm Gjermania (6) ka luajtur më shumë në historinë e turneut.

Në krahun tjetër, Franca u eliminua në gjysmëfinale të një turneu të madh për herë të parë që nga Euro 1996 (me penallti kundër Çekisë). Blutë patën 6 suksese radhazi në këtë fazë.

Statistikat e ndeshjes

Notat e lojtarëve (sipas ‘Whoscored’)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore