Lajme

Singapori zgjeron programin e udhëtimit pa karantinë


Singapori ka zgjeruar programin e vet të udhëtimit pa karantinë në më shumë vende.

Lëvizja ka ardhur pasi qeveritë aziatike përpiqen të përcaktojnë një rrugë të mesme për një kthim në jetën normale, ka treguar e përditshmja Financial Times.

Autoritetet në Singapor, Japoni, Korenë e Jugut dhe Tajlandë shpresojnë se qasja e tyre do të çojë në më pak shpërthime të infektimeve me COVID-19 dhe vdekje.

Këtë javë, Singapori ka njoftuar udhëtimin pa karantinë me Malajzinë, si dhe me Finlandën dhe Suedinë.

Ndërkaq, vizitorët e biznesit dhe turistët në qytet-shtet do të duhet ende të përballen me rregullat strikte të distancës sociale.

Javën e ardhshme, vendi pret Forumin e Ekonomisë së Re me qindra liderë të biznesit global që shkojnë aty për të marrë pjesë në ngjarje.

Dhe se delegatët do të lejohen të mblidhen në grupe prej pesë vetash.

Pavarësisht nga një normë kombëtare vaksinimi prej 85 për qind, vendasit janë të kufizuar në shoqërimin në grupe me dy persona, përveç nëse janë nga e njëjta familje.

Gjatë kësaj jave, u lejuan vetëm restorantet që të rifillonin të luanin muzikë të regjistruar paraprakisht dhe me zë jo shumë të lartë.

Ong Ye Kung, ministri i shëndetësisë, e ka krhasuar qasjen e vendit me ngasjen e një biçiklete.

“COVID-19 është si të ngasësh një biçikletë në tatëpjetë”, ka pohuar ai, duke shtuar se “e lënë vetëm, shkon gjithnjë e më shpejt derisa ne humbim kontrollin dhe biçikleta rrëzohet”.

Edhe qendrat e tjera financiare në Azi po tregohen po aq të kujdesshme, tregon Financial Times.

Këtë javë, Japonia i ka lehtësuar kontrollet kufitare dhe masat e karantinës për udhëtarët e biznesit që janë të vaksinuar plotësisht, duke iu përgjigjur presionit nga kompanitë për të harmonizuar rregullat me standardet ndërkombëtare.

Në janar, ekonomia e tretë më e madhe në botë i mbylli kufijtë për pothuajse të gjithë vizitorët e huaj, duke i bërë jehonë hapave të ndërmarra në Korenë e Jugut dhe Australi.

Mirëpo, qeveria është shtyrë të rifillojë aktivitetin ekonomik pas një rënie të mprehtë të rasteve dhe një shkallë të lartë vaksinimi.

Për udhëtarët e biznesit, si dhe për shtetasit japonezë apo rezidentë të huaj që kthehen nga jashtë, periudha e karantinës do të shkurtohet nga 10 ditë në tre ditë.

Ndërkohë, vizat do të rilëshohen për studentët e huaj dhe praktikantët teknikë, por relaksimi nuk do të zbatohet për turistët e huaj.

Referuar kritikëve, rregullat e reja në Japoni janë ende më të rrepta dhe shumë më të rënda se ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore