Sport

Shtyhet për një javë French Open


Është shtyrë për një javë French Open, me shpresë që më shumë tifozë do të lejohen për të marrë pjesë në tribunat e Roland Garros-it.

Roland Garros, i parashikuar që të filloj më 23 maj, do filloj më 30 maj dhe do të përfundoj me 30 qershor.

Franca aktualisht po kalon të tretën mbyllje totale që nga fillimi i pandemisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka parashikuar që mbyllja totalet vjen në një fund në gjysmën e majit.

Federata e Tenisit Francez (FFT), tha që shtyrja e fillimit me një javë, ishte zgjidhja e vetme, por zgjidhja e duhur.

“Jam shumë i kënaqur që diskutimet me autoritete publike, me qeverinë dhe partnerët tanë, e bën të mundshme shtyrjen e Roland Garros me një javë”, tha presidenti i FFT-së, Gilles Moretton.

Në 2020-ën, French Open, pas shumë shtyrjeve, u anulua totalisht për shkak të pandemisë.

Kurse, kampionati i vitit 2021 është i parashikuar të përfundoj vetëm dy javë para fillimit të një Grand-Slami tjetër, atij të Wimbledon.

Shtyrja për një javë, pritet të ketë një impakt negativ në turnet ATP dhe WTA, të cilat mund të anulohen tërësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore