Euro 2020

Shkëmbim i mundshëm, Pogba – Varane?


Dy futbollistët për momentin janë së bashku në EURO 2020.

Tani luajnë me fanellën e njëjtë, por pas Europianit, duket se dyshja do të shkëmbejnë fanellat e klubeve.

E përditshmja spanjolle Diario AS, shkruan që klubet janë të hapura për një shkëmbim të dy futbollistëve.

Raphael Varane dëshiron të largohet nga Real Madrid-i, dhe klube madrilen po shikon për klube që janë të interesuara për shërbimet e tij.

Deri tani, interes kanë shfaqur Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Të parët, kanë një ide ndryshe për të tentuar nënshkrimin me Varane-n.

Ajo është një shkëmbim kokë për kokë me Paul Pogba-n, që në të gjithë këto vite me djajtë e kuq, nuk e ka gjetur potencialin e tij maksimal.

Dhe, siç raporton AS, edhe Pogba do të ishte shumë i lumtur me një transferim të mundshëm te gjigantët spanjoll.

United nuk dëshirojnë që të paguajnë shumë për Varane-n, kjo sepse ata janë shumë afër nënshkrimit për 90 milionë euro me Jadon Sancho-n.

Manchester United është vendi i preferuar për Varane-n, që medoemos dëshiron që të luajë në Premier League.

Real Madrid-i është i hapur për shkëmbim, por ende me dy mendje.

Te klubi spanjoll besohet që më të rëndësishme janë parat, që do ta financonin një lëvizje të mundshme për Kylian Mbappe ose/edhe Erling Braut Haaland.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore