Sport

Shkëlqejnë edhe moshat, Shqipëria U21 bind dhe fiton përballë Sllovenisë


Një ditë para ndeshjes së madhe të kombëtares A të Shqipërisë, kuqezinjtë U21 kanë arritur një fitore të madhe.

Në ndeshjen e katërt të tyre në grupin G në kuadër të kualifikueseve për EURO U21, Shqipëria priti Slloveninë në Elbasan.

Kuqezinjtë e dominuan takimi përgjatë çdo minuti, duke dhuruar një tjetër performancë shumë premtuese.

Dominimi i tyre megjithatë nuk u shpërblye me gol në fraksionin hapës.

Gjithçka ndodhi brenda çerekut të parë të pjesës së dytë, me shpresat e kombëtares që gjetën dy gola brenda pesë minutave.

Ishte fillimisht Bernard Karrica ai që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të.

Mario Mitaj e asistoi shumë bukur.

Pesë minuta më vonë, në skenë u ngjit Armando Dobra.

Ky i fundit shfrytëzoi shumë mirë asistimin e Angelo Ndrecka-s, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës për epërsinë komode 2-0.

Deri në fund, Sllovenia tentoi që të rihapte takimin, por pa sukses. Mbrojtja e kuqezinjvë ishte shumë solide.

Pas katër ndeshjeve në grup, Shqipëria ka tre fitore, aq sa Çekia.

Momentalisht, kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në grup, dhe ashtu si ekipi i parë, duket se edhe lufta e shpresave do të jetë serioze për një vend në play-off.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore