Shijak/ Vdes në vendin e punës 30-vjeçari, i biri i administratorit të firmës ku punonte

SHFLETO
Orges Permargjeta
31.03.2022 10:17
Loading Icons...

Policia e Durrësit bën me dije se në lagjen Kodër Shijak, ka humbur jetën në ambientet e punës, 30-vjecari, shtetasi E.D.

Mësohet se 30-vjeçari ka qenë duke punuar me vinç në ambientet e firmës ku administrator është shtetasi A.D., i ati i viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.