Shënimi i sulmuesit të Trump: U kërkon të tjerëve që “të mbaronin punën”

Mesazhi denigroi karakterin moral të Trump dhe e fajësoi atë për politikën ndaj Iranit
SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
23.09.2024 15:34
Loading Icons...

Personi i dyshuar për atentatin në tentativë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka lënë një shënim.

Aty – autori i dyshuar i sulmit të një javë më parë – u ka kërkuar të tjerëve që “të mbaronin punën” duke u ofruar 150 mijë dollarë për këdo që arrin të vriste kandidatin presidencial republikan.

Prokurorët thanë se i dyshuari, Ryan Routh, e vendosi letrën në një kuti që përmban mjete dhe materiale ndërtimi të mbetura në shtëpinë e një bashkëpunëtori të paidentifikuar.

Mesazhi denigroi karakterin moral të Trump dhe e fajësoi atë për politikën e tij ndaj Iranit.

“Ky ishte një atentat ndaj Donald Trump, por unë dështova”.

“Unë u përpoqa më së miri. Tani ju takon ju të përfundoni punën; dhe unë do t’i ofroj 150 mijë dollarë kujtdo që mund ta përfundojë punën”, thuhet se ka shkruar Routh në një pjesë të letrës që prokurorët zbuluan në një dosje gjyqësore të hënën në mëngjes.