Shakira thotë “jo” me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris

SHFLETO
Labinot Nimani
06.07.2023 11:05
Loading Icons...

Artistja latine, Shakira ka rrëmbyer vëmendjen me pjesëmarrjen e saj në Javën e Modës në Paris, teksa u shfaq me një veshje goxha unike.

Këngëtarja kolumbiane, 46 vjeçe, veshi një pallto të bardhë me fjalën “jo” të qepur mbi të dhe me shkronja të mëdha, teksa po merrte pjesë në prezantimin e koleksionit të  Viktor & Rolf.

Fansat nuk hezituan ta komentojnë zgjedhjen e Shakiras për veshje, teksa disa thanë se mund t’i kushtohet historisë së ndarjes me ish-futbollistin legjendar të Barcelonës.

Shakira u ul përkrah koleges së saj, Camila Cabello, e cila kishte veshur një fustan bardh e zi me çizme të zeza në sfilatën e shtëpisë luksoze të modës.

Camila Cabello dhe Shakira.

Gjithsesi, Shakira tha në fillim të këtij viti se ndihet më e fuqizuar se kurrë pas ndarjes me ish-partnerin e saj, Gerard Pique.

Shakira dhe Pique, njoftuan ndarjen e tyre qershorin e kaluar pas më shumë se një dekade së bashku.

“Kur një grua duhet të përballet me shkatërrimet e jetës, ajo del më e fortë”, tha Shakira në një intervistë me gazetarin meksikan Enrique Acevedo.

Ish-çifti kanë dy djem, Milan dhe Sasha. Ata arritën një marrëveshje për kujdestarinë për djemtë e tyre në nëntor të vitit të kaluar.

“Jo të gjitha ëndrrat në jetë bëhen realitet, por jeta gjen një mënyrë për t’ju kompensuar disi, dhe mendoj se me mua e ka bërë me bollëk me këta dy fëmijë të mrekullueshëm që më mbushin me dashuri çdo ditë”, ka shtuar Shakira.

Në anën tjetër, në muajin maj, Shakira publikoi një video muzikore për këngën e saj “Acrostico”, ku bijtë e saj këndojnë dhe luajnë piano me të dhe kënga i kushtohet po ashtu, atyre.