Sport

“Shakira a la Jonquera”, ofendimi i ultrasve të PSG


Një gjë shumë e pazakontë dhe ofenduese ka ndodhur në ditën para ndeshjes PSG – Barca.

Fansat, apo ultrasit e PSG, janë të njohur për tifozërinë e zjarrtë që organizojnë, por këtë herë ata kanë kaluar çdo kufi të etikës.

Ultrasit e PSG-së kanë shfaqur një baner i cili thotë “Shakira a la Jonquera”, i drejtuar si ofendim për mbrojtësin e Barcelona-s, Gerrard Pique.

Por, çfarë do të thotë La Jonquera?

La Jonquera është një qytet i vogël në kufirin Spanjë – Francë i njohur për biznisin e madh të prostitucionit.

Klubi i PSG e ka denoncuar këtë veprim, për të cilin fansat e PSG-së pritet të ballafaqohen me ligjin.

Nuk është hera e parë që Shakira është subjekt i ofendimeve, me fansat e Espanyol-it që më parë këndonin këngë ofenduese për të.

Gjithashtu edhe ultrasit e PSG, nuk u ndalën me kaq, duke shfaqur një baner tjetër ofendues, këtë rradhë në drejtim të Barcelona-s.

“Barcelona nuk janë të mirëseadhur”, ishte komenti i ultrasve, me marrëdhënien mes klubeve që nuk është fare e mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore